Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fermerët malishevas, shkruan TV Malisheva.

Hoti me këtë rast ka premtuar mbështetje të plotë për të gjithë  bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës.

“Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti u premtoj se me qeverisjen tonë komunale bujqit dhe fermerët do të kenë mbështetje nga Komuna si dhe rritje të subvencioneve”, shkruan LDK-ja në Malishevë, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i LDK-së në Malishevë:

Vizitë fermerëve.

Kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës z.Labinot Gashi dhe kandidatët për asamble komunale Hamit Lima dhe Trëndelinë Begaj, vizituan fermën e pulave ku u pritën nga pronari z.Asman Telaku, i cili tregoj për problemet dhe specifikat e këtij biznesi si mungesa e granteve dhe mos përkrahja nga Qeveria si ajo qendrore dhe lokale.

Poashtu vizituam edhe fermën lopëve qumështore të pronarit z.Abaz Begaj, i cili foli për problemet e njëjta të fermerëve, që nuk ka mbështetje dhe subvencione të mjaftueshme nga qeveria.

Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti u premtoj se me qeverisjen tonë komunale bujqit dhe fermerët do të kenë mbështetje nga Komuna si dhe rritje të subvencioneve.

160 LDK BAJRUSH HOTI /TV Malisheva

Share.