Kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, në ditën ndërkombëtare të kancerit ka vizituar Qendren Kryesore të Mjekesisë Familjare në Malishevë, shkruan TV Malisheva.

Hotin drejtori i QKMF-së i njoftoj nga afër me të gjitha problemet që ky institucion shëndetësor.

Kurse, edhe në këtë takim, kandidati i LDK-së ka shpalosur programin e tij dhe prioritetet për shëndetësinë.

Ja njoftimi i LDK-së në Malishevë:

Sot në ditën ndërkombëtare të kancerit, kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti dhe bartësi i listës z.Labinot Gashi vizituan QKMF “Dr.Shpëtim Robaj”, ku u pritën nga drejtori i QKMF-së z.Afrim Krasniqi me bashkëpunëtor.

Drejtori i QKMF-së i njoftoj nga afër me të gjitha problemet që ky institucion shëndetësor ballafaqohet e që janë të shumta, duke filluar nga mungesa e stafit mjekësor dhe teknik.

Kryetari në ardhje Bajrush Hoti shpalosi programin dhe prioritetet për shëndetësinë, si dhe e përgëzoj personalin shëndetësor të QKMF-së për punën e tyre sidomos në kohën e pandemisë. Poashtu i uroj për fillimin e punës së aparaturës së mamografit, pajisje kjo që nga sot është funksion dhe është në shërbim për qytetarët.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK BAJRUSH HOTI /TV Malisheva

Share.