Bajrush Hoti, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega Malishevë ka vizituar sot QKMF “Shpetim Robaj” në Malishevë, ku është interesuar lidhur me situatën me COVID-19, në Komunën e Malishevës. Këtë takim e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes rrjetit social, facebook.
Postimi i plotë:
Takim në QKMF ,, Shpetim Robaj” në Malishevë me Drejtorin dr. Nuhi Morina, dr. Afrim Krasniqi dhe Infermieren Valbona Gashi. Në takim biseduam për situatën aktuale konkretisht Pandemin COVID-19, (Koronavirus), që në Malishevë u shfaq nga data 13.03.2020, për herë të parë në Kosovë, duke përfshi një numër prej 70 të rezultuar pozitiv, nga ky numër fatmirësisht 31 jan shëruar dhe 38 ende jan në vetëizolim e që shpresojm se shpejt edhe këta pas testimit që do tu bëhet do të rezultojn negativ ( të shëruarë). Fatkeqësisht Malisheva nga i gjithë ky numër i të infektuarve, pat një pacient që përfundoj me vdekje nga COVID-19.
Dhe duke analizuar situatën deri sot Malisheva falë angazhimit dhe përkushtimit të punëtorve shëndetësor të QKMF-së në Malishevë, Klinikës Infektive dhe stafit të saj, zbatimit me përpikmëri të masave dhe rekomandimeve të IKSHP dhe Institucioneve tjera relevante nga qytetarët e Malishevës tani e 5 ditë nuk kemi të infektuar me COVID-19 (Koronavirus). Prandaj nga qytetarët kërkohet edhe pak durim, kujdes e bashkpunim me institucionet Lokale e Qendrore që ti respektojm masat e propozuara, të qendrojm në Shtëpi, mos të dalim pa nevoj dhe kështu bashkarisht do ta mundim këtë pandemi,
sherim të shpejt për të gjithë të prekurit me COVID-19 (Koronavirus).
edhe pak durim e përkushtim.