Ylli uellsian, Gareth Bale shënoi një gol të jashtëzakonshëm solo për Los Angeles FC në fitoren 4:1 ndaj Real Salt Lake në Ligën Amerikane MLS.

Uellsiani u transferua në Shtetet e Bashkuara këtë verë pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin, përcjell TV Malisheva.

Bale thuhet se kishte interes nga klubet e Premier Ligës dhe La Liga, si dhe nga skuadra e Championship, Cardiff City.

Megjithatë, pasi i dha fund periudhës së tij nëntëvjeçare në Spanjë, Bale ka filluar ëndrrën amerikane.

Deri më tani, koha e tij në Major League Soccer ka qenë e kufizuar me paraqitjet zëvendësuese, pasi 33-vjeçari është duke u rikthyer ngadalë në formën e tij. Bale luajti vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat për Realin sezonin e kaluar.

Ai shënoi golin e tij hapës në MLS në ndeshjen e tij të dytë, një fitore 2-0 ndaj Sporting Kansas City. Goli i tij i dytë arriti të shtunën mbrëma kundër Real Salt Lake, dhe ishte diçka i veçantë.

Golin e Bale e gjeni më poshtë.

Share.