Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, mbrëmë ka vizituar fshatin Balincë, shkruan TV Malisheva.

Kastrati përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ky fshat tashmë i ka dhënë edhe mbështetje të madhe për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në fund, kandidati i Nismës shkruan se falë mbështetjes së madhe që po i japin qytetarët e Malishevës, fitorja e tyre do të jetë e jashtëzakonshme.

Ja shkrimi i tij:

Faleminderit Balincë për përkrahjen e madhe që po i jepni Nismës Socialdemokrate dhe numrit 119.

U jemi tejet mirënjohës për pritjen bujare që sonte na bënë banorët fisnikë të këtij fshati, që na kanë mbështetur në secilën periudhë nëpër të cilën ka kaluar subjekti ynë.

Falë mbështetjes së madhe që po marrim anekënd komunës sonë, më 17 tetor do të shënojmë një fitore të jashtëzakonshme të Nismës në Malishevë.

#Voto119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva

Share.