Kampioni i Kosovës në futboll do të ballafaqohet sot me BATE Borisovin, në sfidën e parë të play -ff-it të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës synon që për herë të dy radhazi të inkuadrohet në fazën e grupeve të kësaj gare, por për ta bërë këtë duhet ta eliminojë skuadrën nga Bjellorusia e cila ka përvojë të madhe në garat ndërkombëtare.

Një gjë të tillë e pranoi edhe vet trajneri i Balllkanit, Ilir Daja në konferencë për media para ndeshjes, duke thënë se për shkak të kësaj përvoje, kundërshtari është favorit në këtë ndeshje.

Për këtë sfidë, portokallinjtë do të luajnë pa dyshen e rëndësishme, Qëndrim Zyba dhe Lindon Emërllahu.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

/TV Malisheva

Share.