Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani ka marrë tre pikë të reja nga dueli me Malishevën duke shkuar kështu në kuotën e 21 pikëve, tre më pak se Drita që mban vendin e parë, ndërsa Malisheva ka tetë pikë në vendi e nëntë.
Llapi ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Drenicën me rezultat 3-1, kurse Gjilani dhe Ferizaj kanë barazuar me rezultat 1-1./TV Malisheva