Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, Ballkani e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 skuadrën e Gjilanit, përcjell TV Malisheva.
Në anën tjetër, fitore ka shënuar edhe skuadra e Dritës, e cila e ka shkatërruar 5:0 si vendase Ulpianën.
Ndërkaq, Prishtina ka arritur ta sigurojë mbijetesën në Superligën e Kosovës, pasi që me përmbysje të rezultatit ka shënuar fitore 2:1 kundër Llapit.
Gara për mbijetesë po vazhdon të jetë e zjarrtë, ku ende nuk ka përfunduar ndeshja mes Feronikelit e Drenicës, ku siç qëndrojnë gjërat me barazimin e sotëm pa gola kundër Dukagjinit, Malisheva do të zë vendin e tetë dhe do të vazhdojë në barazh kundër Vushtrrisë.
Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar i gjeni më poshtë.
Drita 5:0 Ulpiana
Ballkani 2:0 Gjilani
Feronikeli 2:3 Drenica (ndeshja nuk ka përfunduar)
KF Llapi 1:2 Prishtina
Malisheva 0:0 Dukagjini