Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit të Gjilanit, skuadra e Dritës është mposhtur si vendase me rezultat minimal 1:0 kundër Ballkanit.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për Ballkanin e shënoi sulmuesi Theophilus Solomon, i cili shënon në minutën e 70′ për rezultatin final 1:0.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe takimi mes Llapit dhe Malishevës, në të cilën triumfuan “Legjendat” me rezultat solid 3:0.

Me pikët e reja, Ballkani zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 45 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Dritës që renditet në vendin e tretë me 41 pikë.

Në anën tjetër, Llapi vazhdon me fitore, ku tani gjendet në vendin e katërt në kuotën e 41 pikëve, në krahasim me rivalin e sotëm Malishevën, që zë vendin e shtatë me 23 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.

Drita 0:1 Ballkani

Llapi 3:0 Malisheva

/TV Malisheva

Share.