Klubi i futbollit Ballkani ka bërë të ditur se ka larguar katër futbollit nga skuadra, tre prej tyre në formë huazimit.

Bleon Sekiraqa është lojtari që ka shkëputur kontratën me skuadrën e Superligës së Kosovës me marrëveshje të dyanshme.

“Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve,kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarin Bleon Sekiraqa”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ballkani, derisa lojtari është falënderuar për kontributin e dhënë.

Më tutje, Ballkani ka bërë të ditur se ka huazuar edhe tre lojtarë. Bëhet fjalë për Albin Berishën që ka kaluar te Malisheva, Albin Kapran te Drenica dhe Arbnor Halitjaha që i është bashkuar radhëve të Kf Rahovecit./TV Malisheva

Share.