Pasi u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Ballkani do ta vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Superligës së Kosovës do të ballafaqohet me La Floritan, skuadër kjo nga San Marino, raporton TV Malisheva.

Ndeshjen e parë skuadra nga Suhareka do ta zhvillojë si mysafir sonte në stadiumin “San Marino” me fillim nga ora 20:45.

/TV Malisheva

Share.