Skuadra e Ballkanit nga Suhareka ndeshjen gjysmëfinale të Kupës do ta zhvillojë më 3 qershor kundër Feronikelit.

Klubi që drejtohet nga Ismet Munishi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka kërkuar mirëkuptim për tifozët pasi ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tyre, përshkak të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë.

“Tifozë të dashur të klubit tonë, po rikthehemi në fushën e blertë pas një pauze shumë të gjatë. Po rikthehemi që të dëshmojmë prapë se ne kemi qenë kampionë gjatë gjithë kohës. Lutemi që kjo pandemi globale mos të rikthehet më kurrë dhe të vazhdojmë jetën normale si ne punë po ashtu edhe në sport.

Të dashur tifozë, përshkak të virusit Covid-19, jeni në dijeni që lojërat do të zhvillohen pa tifozë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, kërkojmë ndjesë për tifozët tanë më të mirët në Kosovë, por urojmë që sa më shpejt të ktheheni edhe ju për t’i dhënë përkrahjen kampionëve”, thuhet në njoftimin Ballkanit./Tv Malisheva

Share.