Zbulohen rivalët e Ballkanit në Ligën e Konferencës
Klubi i futbollit Ballkani ka mësuar tashmë rivalët e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, kompeticion ky i treti më i rëndësishëm nga UEFA për klube.
Nga shorti i hedhur të premten, kampioni i Kosovës është vendosur në Grupin G dhe do të ballafaqohet me Slavia Pragen, CFR Cluj dhe Sivasporin, raporton TV Malisheva.
/TV Malisheva