Skuadra e Ballkani do të ballafaqohet me FK Zalgiris Vilnius.
Kampioni i ri i Superligës së Kosovës është shortuar që në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve të luajë kundër skuadrës nga Lituania, raporton TV Malisheva.
Fituesit e raundit të parë kualifikues kalojnë në raundin e dytë kualifikues. Skuadrat e mposhtura transferohen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
/TV Malisheva