Ballkani ka arkëtuar tri pikë të plota nga ballafaqimi me Drenicën, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 26 të Superligës së Kosovës.

Nga një gol në secilën pjesë i mjaftuar skuadrës nga Suhareka për të marrë një fitore kaq të rëndësishme në luftën për titullin kampion, raporton TV Malisheva.

Baftiu shënoi golin e parë në minutën e 40′, kurse për 2-0 realizoi Dellova në minutën e 59′ duke e vulosur kështu fitoren në këtë takim.

Kështu skuadra e trajnerit Ilir Daja konfirmohet si liderë e paprekshme në vendin e parë me 54 pikë, pesë më shumë se Gjilani i vendit të dytë që u ndal me barazim pa gola nga Malisheva të shtunën.

Share.