Pas humbjes nga Drita, Ballkani është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Malishevën si mysafir me rezultat 3-1.
Kampioni në fuqi e pa veten në avantazh që në minutën e parë kur Agon Xhaka shënoi për 1-0 pas një gabim nga portieri Flamur Gashi.
Por, mysafirët ia dolën që ta barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë përmes Ermal Krasniqit i cili shënoi për 1-1 duke dhënë sinjale se do të kërkohet fitorja në pjesën e dytë, raporton TV Malisheva.
Krasniqi ishte ai që shënoi për epërsinë 2-1 të Ballkanit në minutën e 57′, ndërsa Meriton Korenica e vulosi fitoren e Ballkani me golin e tij në minutën e 74′ për 3-1.
Por, skuadra e trajnerit Sermaxhaj e ngushtoi epërsinë në 3-2 në minutat e fundit të ndeshjes me golin e Behar Maliqit, por kjo ishte e gjitha që mund të bënin.
Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 15 pikë, dy më pak se Drita që sonte ballafaqohet me Prishtinën.
Malisheva nga ana tjetër, mbetet në vendin e tetë me vetëm shtatë pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.