Kampioni i Kosovës Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi ka pësuar disfatë të thellë prej 4-0 në ndeshjen kthyese ndaj kampionëve të Bullgarisë, Ludogoretsi.
Edhe pse skuadra e Ilir Dajës e fitoi ndeshjen e parë në Prishtinë, ndeshje kthyese ishte fatale për ta.
Për kampionin e Kosovës ndeshja nisi shumë keq që në minutat e parë kur Tekpetey realizoi për 1-0 pas vetëm katër minutave lojë, e po i njëjti lojtar e thelloi epërsinë duke shënuar për 2-0 në minutën e 45.
Edhe në pjesën e dytë Ludogoretsi e vazhdoi dominimin dhe arrti që të realizojë edhe dy gola të tjerë përmes Tisseras në minutën e 49’ dhe Vidal në të 78-tën.
Gjithsesi Ballkani do ta vazhdojë aventurën në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.
/TV Malisheva