Ballkani është shumë afër që ta arrijë rezultatin më të mirë që nga themelimi i klubit.

Therandasit janë lider në elitën e futbollit kosovar me 34 pikë, tri më shumë se dy ndjekësit e parë, Dritën dhe Gjilanin që kanë nga 31 pikë
Udhëtimi në Vushtrri për shumë klube ka qenë i vështirë, por mungesa e tifozëve ‘Forca’, mund të jetë një plus për të besuarit e Ismet Munishit.

Ballkani ka zhvilluar një sezon deri më tani për notën 10-të, ku Munishi edhe i ka promovuar në mënyrën më të mirë talentët e klubit.

Çdo rezultat pozitiv e shpall kampion vjeshtor Ballkanin, rezultat që do të ishte i madh për klubin.

Share.