Sot në Nyon të Zvicrës u mbajt edhe shorti i dytë i Ligës së Kampionëve, ku kësaj radhe, kampionit të Superligës së Kosovës nuk i ka buzëqeshur fati.
Në shortin e parë që u mbajt dje, Ballkani e mësoi kundërshtarin e parë, ku do të përballet me kampionin e Lituanisë, FK Zalgiris, përcjellë TV Malisheva.
Ndërkaq, Ballkani tani ka mësuar edhe kundërshtarin e raundit të dytë, ku në rast fitoreje kundër Zalgiris, mund të përballet me gjigantin suedez, Malmo.
Por, në mënyrë që të kemi një duel mes Ballkanit e Malmos, kjo e fundit duhet ta fitojë ndeshjen kundër fituesit të raundit preliminar.
/TV Malisheva