Gjatë ditës së diel në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët e këtij vendi me votën e tyre  do të vendosin se kush do ta drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 14 maj dhe duke qenë se asnjë kandidat nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët kryesorë, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kandidati kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu, u desh të përballen sot në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve ishte e lartë dhe për të votuar dolën 86,98 për qind e votuesve (64,190,651 persona), dhe sipas rezultateve, Recep Tayyip Erdogan fitoi më shumë vota (49,52 për qind), i ndjekur nga Kemal Kiliçdaroglu që fitoi 44,88 për qind të votave.

Në vendin e tretë ishte Sinan Ogan me 5.17 për qind të votave dhe në vendin e fundit kandidati që u largua nga gara për pozitën presidenciale pak ditë para zgjedhjes së Muharrem Ince, por që gjithsesi fitoi 0.43 për qind.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Erdogan mori mbështetjen e Sinan Oganit.

Ndërkohë atje raportohet se tanimë janë mbyllur kutitë e votimit dhe pritet numërimi i votave.

/TV Malisheva

Share.