Balotelli nuk ndërron, ja çfarë bënë në stërvitjen me klubin

Mario Balotelli ndërron ngjyrat e fanellave që vesh dhe emrat e klubeve që përfaqëson, por nuk ndryshon asnjëherë mënyrën e tij të sjelljes, që e ka penguar jo pak në karrierën e tij, pasi thuajse gjithmonë është bërë protagonist për episode negative.Së fundi sulmuesi italian është përplasur me trajnerin e ri të Brescias, Fabio Grosso, gjatë seancës stërvitore të pasdites së sotme, ndërsa shkaqet e zënkës nuk janë bërë ende të ditura as nga ana e lojtarit, as nga ana e drejtuesve të klubit.Ka qenë ora 16:00, kur Grosso i ka kërkuar Balotellit të largohet nga stërvitja dhe më pas ky i fundit ka shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes, për t’u larguar para shokëve të skuadrës nga qendra stërvitore.Groso debutoi në stolin e Brescias me një humbje të thellë ndaj Torinos, sfidë në të cilën Balotelli e nisi si titullar, por më pas u la në pankinë në përfundim të pjesës së parë, ndërsa tani marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit janë tensionuar ndjeshëm.

Share.