Kur vjen koha për t’i kthyer në formë dhe për ta djegur yndyrën në bark, zgjedhje e ushqimeve të duhura për t’i përfshirë në regjimin e dietës suaj të humbjes së peshës, është më se e rëndësishme.

Edhe nëse një artikull ushqimor duket i shëndetshëm në sipërfaqe, ai mund t’i mbajë disa sekrete ushqyese që e pengojnë humbjen e peshës përreth barkut. Prandaj, kur ta krijoni menunë e re javore të ushqimeve të cilat ju ndihmojnë të shkrini dhjam, bananet duhet patjetër të përfshihen në atë listë sepse ato janë një nga ushqimet më të mira për të shkrirë yndyrën e barkut shpejt.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, ekzistojnë disa arsye të ndryshme pse duhet t’i duam dhe hamë bananet, veçanërisht kur kemi nevojë për të mbajtur dietë. Ky frut ekzotik ka një ndikim më të ulët të indeksit glikemik sesa shumë fruta të tjerë, siguron një sasi të fortë fibrash të cilat ju bëjnë të ndiheni të ngopur, dhe shërben si koktejn i përsosur i vitaminave dhe mineraleve pa asnjë yndyrë.

Pra mos harroni, bananet e rrisin florën apo mikrobiotën e zorrëve çka ndihmon në futjen e baktereve të mira në stomak dhe kështu trupi përgatitet për të humbur oeshë, e frenojnë dëshirën për të ngrënë duke i ofruar trupit nivele të larta magnezi, që mund të ndihmojnë në kontrollin e niveleve të stresit tuaj si dhe të ju bëjnë të ndiheni të ngopur, e rrisin marrjne e fibrave në organizëm, e përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, e bëjnë më të lehtë regjimin e ushtrimeve fizike, dhe e zvogëlojnë përthithjen e sheqerit. /TV Malisheva

Share.