Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajrush Hoti, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Hoti po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Hoti ditën e sotme ka vizituar fshatin Banjë, me ç’rast është takuar me banorët e fshatit.

LDK e Malishevës përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se fshati Banjë e ka rikonfirmuar mbështetjen për kandidatin e tyre, Bajrush Hoti.

Ja shkrimi i plotë:

Banja rikonfirmon mbështetjen për LDK-në dhe Kryetarin në ardhje Bajrush Hoti.

Banja disa herë gjatë kësaj fushate fuqishëm ka dhënë mbështetjen për LDK-në dhe Kryetarin në ardhje z.Bajrush Hoti.

Euforia e fitores fillona nga Banja që sonte, me 17 Tetor e gjithë Komuna e Malishevës.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK BAJRUSH HOTI

5 Hamit Lima

18 Trëndelinë Begaj /TV Malisheva

Share.