Parashikimi se inflacioni do të na shoqërojë deri në 2024, për Bankën e Shqipërisë përkthehet në shqetësim për rritje të kredive me probleme. Si pasojë e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtim të kushteve të jetesës, aftësia paguese e huamarrjes mund të ndikoj në shtimin e kredive të keqija. Gjithashtu shqetësim i Bankës së Shqipërisë është se situata do të mund të sjellë pasiguri edhe në investim të biznesit.

Zgjatja në kohë e inflacionit të paktën edhe për dy vitet e ardhshme do të sjellin të tjera sfida për ekonominë dhe hallkat e saj. Në raportin e Stabiliteti Financiar të Bankës së Shqipërisë, në 6 muajt e parë të vitit shqetësim serioz mbetet ndikimi i normës së lartë të inflacionit si pasojë e krizës së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Banka e Shqipërisë thotë se Bankat e nivelit të dytë do të kenë gjasa të kenë ulje të fitimit e deri diku rrezikojnë edhe humbje financiare. Por përpos tyre, ajo i bën apel që të mbajnë në monitorim kreditë pasi mund të ketë vështirësi nga subjektet gjatë kësaj perdiudhe për shlyerjen e tyre.

Banka e Shqipërisë këshillon bankat e nivelit të dytë e më gjerë që për t’u paraprirë këto rreziqe, duhet të ruajnë kontakte samë të afërta me huamarrësit për zbutjen e problematikës, si dhe për të parandaluar kreditë që rrezikojnë të jenë me probleme.

Më herët, Banka e Shqipërisë parashikoi se inflacioni do të ishte i pranishëm deri në muajt e fundit të vitit aktual dhe se piku do të arrihej deri në nivelin e 7%, por si pasojë e çmimeve dhe kushteve ekonomike, inflacioni në muajin tetor ka arritur 8.3%.

Për një afat kohor të afërt, parashikimet mbeten pesimiste për ulje të inflacionit, ndërsa banka qëndrore raportoi se mund të arrihet objektivi në 2024. Shqetësim si pasojë e kësaj situate për Bankën e Shqipërisë mbeten shtimi i kredive me probleme.

Aftësia paguese e huamarrjes mund të ngadalësohet si pasojë e rritjes se kostove të jetesës. Gjithashtu problem mbetet dhe pasiguria e investimit të bizneseve dhe sidomos marrjes së huave për invesim. Banka e Shqipërisë parashikoi që biznesi mund të ketë pasiguri për të investuar.     /TV Malisheva

Share.