Banka Qendrore e Zvicrës (SNB) shënoi humbje prej 132,5 miliardë franga zvicerane (141,5 miliardë dollarësh) sipas të dhënave përfundimtare vitin e kaluar për shkak të humbjes në pozicionet valutore.

SNB publikoi të dhënat përfundimtare financiare për vitin 2022.

Sipas kësaj, me ndikimin e rënies në tregjet e obligacioneve dhe të aksioneve, SNB vitin e kaluar ka pësuar humbje prej 132,5 miliardë franga zvicerane (141,5 miliardë dollarë), shuma në fjalë është humbja më e madhe e SNB-së në historinë 115-vjeçare, shkruan AA, përcjell /TV Malisheva

Banka shpalli fitime prej 26 miliardë frangash zvicerane në vitin 2021 dhe shpërndau një dividentë prej 6 miliardë frangash zvicerane.

/TV Malisheva

Share.