Banorët e fshatit Ngucat të Malishevës kishin kërkuar vendosjen e shenjave të komunikacionit, përkatësisht ato që kufizojnë shpejtësinë dhe ato që paralajmërojnë vendodhjen e shkollës, shkruan TV Malisheva.
Konkretisht, ata kanë kèrkuar nga Komuna e Malishevës vendosjen e shenjave në hyrje të fshatit që kufizojnë shpejtësinë në 40km/h, ndërsa në afërsi të shkollës shenjën paralajmëruese për vendodhjen e shkollës dhe kufizimin e shpejtësisë në 30km/h.
Kjo kërkesë u realizua nga Komuna e Malishevës, ku sot u bë vendosja e këtyre shenjave.
Krejt kjo, sipas banorëve po bëhet për sigurinë e qytetarëve e sidomos të 250 nxënësve të shkollës në këtë fshat. /TV Malisheva