Aktivisti i të drejtave dhe lirive të njeriut, Halit Barani, ka thënë se edhe pas lufte ka pasur masakra ne Mitrovice, shkruan TV Malisheva.
Ai ka përmendur një nga masakrat, ku në vitin 2000 janë pushkatuar 10 shqiptarë në prani të policisë franceze dhe trupave të UNMIK-ut, ndërsa më pas janë vrarë dy të tjerë dhe 23 të tjerë janë plagosur.
“Në vitin 2000, në prani të policisë franceze dhe policisë së UNMIK-ut, janë pushkatuar 10 shqiptarë, nga ora nëntë në mbramje ka fillu, deri në ora dhjetë e mëngjesit, dhe janë plagosur me armë zjarri 25 të tjerë ku dy prej tyre me 28 shkurt kanë vdekur në Spitalin e Prishtinës, edhe pas luftës ka pasur masakër në Mitrovicë”, tha Barani.
Ai ka thënë se për këto masakra janë marrë në pyetje tre persona, ku nga ta, vetëm një, pra Oliver Ivanoviq, ka marrë përgjegjësi, i cili ishte dënuar me nëntë vjet burgim.
“Për atë masakra, janë marrë në pyetje tre persona, është dënuar me nëntë vite Oliver Ivanoviq, ndërsa të tjerët janë liruar, nuk ka dhënë askush përgjegjësi”, tha ai. /TV Malisheva