Aktivisti i të drejtave dhe lirive të njeriut, Halit Barani, ka thënë se në Mitrovicë, gjatë luftës janë vrarë 455 shqiptarë nga serbët, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se të vrarët ishin të moshës që nga mosha e foshnjës dymuajshe e deri te plaku 83 vjeçar, i paralizuar.

“Në Mitrovicë janë 455 shqiptarë të vrarë, pa dallim moshe e gjinie duke filluar nga fëmijët dymuajsh, kam edhe fotografi, e deri te plaku 83 vjeçar i cili ka qenë i paralizuar, në shtrat dhe e kanë pushkatuar të shtrirë në shtrat. /TV Malisheva

 

Share.