Gjiganti katalunas, Barcelona kishte shprehur interesim në yllin e Real Sociedadid, Martin Zubimendi, ku e dëshironte atë si transferim të lirë pasi që kontrata i skadonte në fund të këtij sezoni.
Por, gjasat që Barcelona tani të nënshkruajë me Zubimendin me parametra zero janë shkatërruar, pasi që mesfushori 23 vjeçar ka rinovuar kontratën e tij me Real Sociedadin, raporton TV Malisheva.
Zubimendi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Sociedadin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2027.
/TV Malisheva
GAB💙N!#Zubimendi2027 | #AurreraReala pic.twitter.com/WfU6o8B1UV
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) October 14, 2022