Lautaro Martinez është një nga shënjestrat kryesore të Barcelonës, ndërsa transferimi i tij nga Interi është pritur që të ndodhë gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
Mirëpo, Sky Sport Italia dhe Daily Mail raportojnë se shpresat e klubit spanjoll për blerjen e argjentinasit këtë verë janë goditur nga pengesat financiare.
Sulmuesi i Nerazzurrëve ka një klauzolë në vlerë prej 111 milionë eurosh, e cila duhet të paguhet në total për ta ndërprerë marrëveshjen me klubin italian.
Mirëpo, si pasojë e pandemisë së coronavirusit, Barcelona e ka të vështirë ta financojë një shumë të tillë për transferimin e 22-vjeçarit.
Në vend të kësaj, Blaugranët janë munduar që të përfshijnë lojtarë në ofertën e tyre në mënyrë që ta bindin Interin për të arritur marrëveshje. /Tv Malisheva