Në “Camp Nou” Barcelona sonte e pret Villarrealin me synimin për t’iu kthyer fitoreve pas humbjes në fundjavën e kaluar nga Real Madridi në “El Clasico” me rezultat 3-1.
Skuadra e drejtuar nga spanjolli Xavi Hernadez ka mbetur gjashtë pikë prapa lideri, Real Madridit, por sonte do ta ketë rastin që ta ngushtë diferencën në tre pikë nëse merr fitore ndaj “nendetëses së verdhë”, përcjellë TV Malisheva.
Araujo, Christensen dhe Depay janë mungesat e katalanasve për këtë ballafaqim i cili starton nga ora 21:00.
Këto janë formacionet e mundshme:
Barcelona: (4-3-3): Marc-Andre Ter Stegen; Hector Bellerin, Jules Kounde, Eric Garcia, Alejandro Balde; Gavi, Sergio Busquets, Pedri; Raphinha, Robert Lewandowski, Ousmane Dembele.
Villarreal: (4-4-2): Geronimo Rulli; Aissa Mandi, Raul Albiol, Pau Torres, Alfonso Pedraza; Yeremi Pino, Etienne Capoue, Dani Parejo, Alex Baena; Nicolas Jackson, Arnaut Danjuma.
/TV Malisheva