Mustafa Kapi është objektiv i Barcelonës.

Kështu shkruan revista prestigjioze “France Football”, e cila zbulon qëllimin e klubit “blaugrana” për të rrëmbyer talentin turk, i cili u bë i famshëm për faktin se u aktivizua në ekipin e parë të Galatasaray-t, në vitin 2016, kur ishte vetëm 14-vjeç, në miqësoren me Levskin e Sofjes.

Në fund të vitit 2018, kur ishte 16-vjeç, luajti kundër Sivasporit (4-2), duke shënuar rekord si lojtari më i ri i Galatasaray-t që aktivizohet në një ndeshje zyrtare./ Tv Malisheva/

Share.