Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomue ishte i zhgënjyer nga eliminimi i skuadrës së tij në Kupën e Mbretit.

Ai pas ndeshjes, të cilën Barcelona e humbi në minutat e fundit, u shpreh se ka shpresë për të ardhmen, duke parë edhe lojën e mirë të zhvilluar gjatë ndeshjes në “San Mames”.

“Ne kemi pasur shanset të qarta dhe ndeshja ka qenë e mirë. Kemi mbërritur shumë herët para portës kundërshtare, ndaj dua ti uroj lojtarët për ndeshjen që kanë bërë. Ata kanë treguar ambicie dhe dëshirë. Tani kemi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve. Duke luajtur kështu, mendoj që sukseset do të vijnë” u shpreh fillimisht i pari i klubit blaugran.

“Athletic ka bërë vetëm një goditje në fund dhe e ka fituar ndeshjen. Ne e merituam të kualifikoheshim, por nuk ishte e mundur. Më pëlqeu ambicia që kjo skuadër ka treguar në një fushë të komplikuar. Ne jemi jashtë Kupës së mbretit, por tani duhet të përqendrohemi në La Liga dhe në Champions”, përfundoi Bartomeu.

Share.