Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit brazilian, Vitor Roque.
Roque, i lindur në vitin 2005, do të luajë për Barcelonën pasi që është arritur marrëveshja mes kampionit spanjoll dhe Athletico Paranaense.
Bëhet e ditur se puna e dokumenteve është e kryer. Marrëveshja është rregulluar dhe Barça e Athletico Paranaense tani janë duke kontrolluar vetëm dokumentet.
Plani momental është që Vitor Roque t’i bashkohet Barçës në janar të vitit 2024.
/TV Malisheva