Robert Lewandowski po kalon vitin e tij të dytë te Barcelona dhe është duke bërë shumë mirë.

Sulmuesi polak ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 10 ndeshje zyrtares mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Por duke parë moshën e tij, katalunasit janë duke menduar për një tjetër sulmues të qendrës pasi vështirë se Lewandowski do të jetë në të njëjtën formë deri në fund të kontratës e cila është në vitin 2026.

Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Julian Alvarez është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se katalunasit e kanë prioritet transferimin e Alvarezit në verën e vitit 2024 pasi raportohet se ai ka një klauzolë largimi nga Citizens vetëm prej 50 milionë eurove.

23-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2028, por kampionët e Anglisë synojnë që t’ia vazhdojnë atë në mënyrë që ta heqin klauzolën e largimit.

Gjithsesi tani vet lojtari do të vendos nëse do të vazhdoj kontratën apo do të pres oferta më të mira në një klub ku mund të luaj më shumë pasi te City zakonisht ndodhet në bankën rezervë pasi Erling Haaland konsiderohet i paprekshëm nga Pep Guardiola.

/TV Malisheva

Share.