Ivan Rakitic tashmë ka një çmim.
Skuadra e Barcelonës i ka vënë një çmim yllit të skuadrës, Ivan Rakitic.
Me dritaren e transferimeve të verës që po afron, Barcelona duket se po përgatitet që të heq nga skuadra disa lojtarë.
Në mesin e emrave që pritet të largohen nga ‘Camp Nou’ është edhe ai i kroatit Rakitic, i cili pëlqehet nga disa skuadra.
Me situatën e tillë, Barca i ka vënë një çmim lojtarit, duke qëndruar tashmë në pritej të ofertave.
Sipas raportimeve të medieve evropiane, skuadrat që duan kartonin e Raktic, duhet të paguajnë 20 milionë euro.
Inter pritet të jetë një nga skuadrat që do të futet në garë për shërbimet e mesfushorit kroat.