Katalanët janë dy pikë para Real Madrid në renditjen tabelare të La Ligas, teksa kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri.

Pjesë e planeve të Barcelonës për sezonin e ardhshëm janë edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez dhe mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, sipas Mundo Deportivo, përcjell lajmi.net.

Gazeta spanjolle shkruan se lojtarët si Arthuro Vidal, Nelson Semedo, Jean Clair Todibo, Junior Firpo, Moussa Wague dhe Rafinha, janë në listën e shitjes te Barcelona.

Këta lojtarë, mund të përfshihen në marrëveshjet e shkëmbimit për Martinez dhe Pjanic, por edhe të shiten, dhe paratë nga shitjet e tyre do të përdoreshin për transferimin e këtyre dy lojtarëve./Tv Malisheva

Share.