Shumica e njerëzve në vend të maskave medicinale vendosin të përdorin maska pëlhure, sepse janë më praktike duke marrë parasysh se mund të përdoren disa herë

Bartja e maskës mbulon lëkurën dhe krijon ambient të ngrohtë, të lagësht që zvogëlon qarkullimin e oksigjenit deri në lëkurë, gjë që rezulton me ngufatje të lëkurës dhegrumbullimin e akneve.

Veç kësaj, fakti që sekrecioni i hundës qëndron brenda maskës në një periudhë më të gjatë kohore dhe në kontakt të afërt me lëkurën, mund të rritet numri i baktereve të cilave lëkura u është e ekspozuar dhe kjo rezulton me rritje të njollave.

Pos problemeve me lëkurën, mund të ndikojë edhe në shëndetin tuaj, përkatësisht maska mund të mos jetë mbrojtje efikase dhe prandaj janë shanset më të mëdha nga infeksioni me coronavirus.

Është me rëndësi që të freskoni çdo ditë maskën në mënyrë që të pengoni përhapjen potenciale të Covid-19-shit apo të cilitdo mikrob tjetër te të tjerët.

Nëse nuk e lani maskën çdo ditë, krijohen baktere dhe mikrobe potenciale, gjë që maskën e bëjnë të paefektshme.

Maskën mund ta sterilizoni në makinën e larjes së rrobave apo ta lani me dorë në ujë të nxehtë.

Nëse maska juaj është nga materiali i cili nuk mund të lahet, atëherë shanset janë më të mëdha që duhet ta ndërroni pas një përdorimi.

Kur e vendosni dhe e hiqni, mbajeni vetëm për llastik dhe mos i prekni sytë, gojën dhe veshët.

Pasi që ta hiqni, lani mirë duart. Gjithashtu, kini parasysh që maskat e pëlhurës kanë afat qëndrueshmërie.

Nëse shihni që materiali është shqyer apo është zverdhur, hidheni poshtë./Tv Malisheva

Share.