Sipas Bashës, LDK-ja duhet ta kujtojë se, nëse kthehet ndonjëherë në pushtet, mund t’i duhet përkrahja për marrëveshjet ndërkombëtare dhe çdo precedent që po e shkakton është i rrezikshëm.
E fajin për votimin kundër ia ka lënë deputetit Avdullah Hoti.
“Prandaj 𝐧ë𝐬𝐞 𝐳. 𝐀𝐛𝐝𝐢𝐱𝐡𝐢𝐤𝐮 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦, 𝐚𝐭ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐝ë𝐠𝐣𝐨j 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐇𝐨𝐭𝐢 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐞 𝐝ë𝐦𝐭𝐨𝐧 𝐋𝐃𝐊-𝐧ë, 𝐞 𝐬𝐢𝐝𝐦𝐨𝐬 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐞 𝐝𝐢𝐭ë 𝐟𝐚𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐪ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐳. 𝐇𝐨𝐭𝐢 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚 𝐩ë𝐫 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë 𝐬𝐨𝐭”, ka shkruar Basha.
Basha tutje ka shtuar se VV-ja kishte votuar të njëjtën marrëveshje ndërkombëtare kur ishin në opozitë e LDK-ja në pushtet.
“Edhe pas rrëzimit të Qeverisë me urdhër të Grenellit, ne si Grup Parlamentar dhe unë si deputet në atë grup me 24 korrik 2020 e kemi votuar atë marrëveshje ndërkombëtare financiare, dhe po e njejta marrëveshje ka pas brenda saj mjete që kanë shkuar për pagesat e skemave sociale”, ka shkruar ai.
/TV Malisheva