Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka propozuar sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie që kuvendit kombëtar të mbahet më 18 dhjetor.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thërritur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Lideri historik ka mbledhur 4200 firma, përmes Foltores, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Por Basha tha në mbledhjen e kryesisë së nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor.
“11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbejmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës. Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqendrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët. Për këtë arsye, për t’i shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor”, tha Basha./A2
/TV Malisheva