Një burrë është arrestuar dje në Pejë për veprën penale “Bashkëjetesë jashtëmartesore nën moshën 16-vjeçare”.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se vajza e tij e mitur ndodhet në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shtetas i Kosovës me qëllim për të bashkëjetuar me të.”, ka informuar sot Policia.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /TV Malisheva