Mëngjesin e sotëm Prokuroria Speciale e Hagës ka bastisur shtëpitë e Blerim e Shalës dhe Bashkim Smakës, të dy ish-këshilltarë të ish-presidentit Thaçi.

TV Malisheva ka ofruar pamje të drejtpërdrejta nga bastisja e shtëpisë së Bashkim Smakës, i cili para se të jetë këshilltar i ish-Presidentit Thaci, ka qenë dhe drejtor i AKI (Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë).

Ky institucion ka kohë që ka filluar disa bastisje ndaj ish figurave të njohura të luftës.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Prokuroria Speciale mbi arsyet e këtij aksioni.

/TV Malisheva

Share.