Ushtria ruse ka humbur një gjeneral-major gjatë luftimeve në Ukrainë.

Nga pamjet në rrjetet sociale dallohet trupi i pajetë dhe grada e lartë ushtarake që ai mbante. Identiteti i viktimës nuk është zbuluar ende.

Gjeneralmajori në Rusi është ekuivalent i gjeneralit të brigadës në ushtrinë amerikane, dhe kontrollon nga 6 mijë deri në 25 mijë ushtarë.

Sipas raportimeve ai është vrarë nga batalioni Azov i ushtrisë ukrainase, të cilët kanë organizuar edhe mbrojtjen e qytetit të Mariupolit.

Ky batalon që flitet se ka në përbërjen e tij ekstremistë dhe neo-nazistë, ish paramilitarë të Gardës Ukrainase, është themeluar në vitin 2014 dhe prej vitesh ka luftuar kundër separatistëve në luftën e Donbass-it./TV Malisheva

Share.