Aktivitetet sportive në Kosovë tash e një muaj janë pezulluar pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit.
Mirëpo polemikat e shumta në Federatën e Futbollit të Kosovës vazhdojnë tash e një kohë të gjatë.
Gjatë mbrëmjes së kaluar në Sporti në KTV, Eroll Salihu, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, kishte disa fjalë për trajnerin e Llapit, Tahir Batina duke e cilësuar si një ndër personat më zëshëm kundër FFK0-së.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatina i cili për KosovaPress u shpreh se Eroll Salihut i ka humbur rruga në oborr.
“Erollit i ka humbur rruga në oborr, sepse ka bërë shumë shkelje ligjore por së shpejtë për këto shkelje të cilat i ka bërë do ti bëjmë kallëzim penal, sepse barra kryesore është e tij si sekretar i përgjithshëm për të gjitha parregullsitë që janë bërë”, tha fillimisht ia.
Sa i përket librezave, Batatina iu kundërpërgjigj Salihut duke u shprehur se sekretari i FFK-së, do të kërkojë vend të ri të punës në komunën e Obiliqit.
“Sa i përket librezave që deklaroi që t’ia dërgoj komunës, më përpara Eroll Salihu ka me i dërgu komunës së Obiliqit dokumentet e veta për një vend punës, sepse llapi nuk menaxhohet nga komuna dhe nuk financohet nga komuna por nga vëllezërit Batatina edhe për 99 vite tjera, por ndoshta sekretari nuk ka pasur kohë me lexu statusin e klubit të Llapit, sepse i ka humb rruga prej 100 shkeljeve të njëpasnjëshme”, përfundoi Batatina./Tv Malisheva