Llapi të shtunën përballet me Ballkanin në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës, teksa “Legjendat” kërkojnë rrugën për tu rikthyer sërish te fitoret pas disfatës në fundjavë përballë Drenicës (3-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina ka kërkuar mbështetje masive nga tifozët llapjan, teksa në llogarinë e tij theksuar se pret 5000 shikues për këtë ndeshje.

“Stadiumi “Zahir Pajaziti” i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Ballkanit për të gjithë tifozët llapjanë dhe “Legjendat”.

I presim jo më pak se 5000 shikues në stadiumin “Zahir Pajaziti”

FORCA LLAPI”, ka shkruar Batatina.

Share.