Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas humbjes nga Ballkani.
Llapi është mposhtur me rezultat 0 – 2 në Suharekë, pas dy golave të Ermal Krasniqit.
Pas ndeshjes, Batatina tha se nuk duhej të zhvillohej ngase i kanë hedhur shumë gjëra, derisa e cilësoi Llapin si bos në Superligën e Kosovës.
“Para së gjithash, në këto kushte, ndeshja nuk duhej të zhvillohej fare, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto fyerje, nuk duhej të ishte luajtur. Fyerjet e tyre ndaj meje tregojnë qytetërimin e një qyteti dhe kulturën e tij”.
“Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk mund ta menaxhoja lojën për shkak të gjërave që më hodhën ndaj meje. Llapi është “Bossi” i Superligës”, deklaroi ai.
Llapi renditët në pozitën e parafundit me dy pikë./TV Malisheva