Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se pas takimit të djeshëm me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, FFK i ka ndihmuar klubeve që të kalojnë sa më lehtë këtë situatë.

Klubet po kalojnë nëpër një gjendje të keqe pas përhapjes së koronavirusit dhe gjendja e tyre financiare mund të vështirësohet edhe më shumë në të ardhmen.

“Pas takimit të mbajtur me sekretarin gjeneral të FFK-së, z. Eroll Salihu për t’i ndihmuar klubet në gjendjen me koronavirus, Federata e Futbollit e Kosovës ua ka ndarë një shumë të mjeteve klubeve të Superligës.

Lutem për shëndetin e të gjithë futbollistëve dhe qytetarëve tonë!

Derisa Kosova po përballet me problemin e pandemisë së koronavirusit, ka individë që hallin e kanë te kërriga dhe interesi personal.

Përshkak të situatës së krijuar, gjendjen e llogarisë nga udhëhe qja e FFK-së, fondin e solidaritetit dhe fondin për klubet që nuk janë kualifikuar në garat e UEFA-s, i kemi lënë për t’i kërkuar në Kuvendin e Punës.

Mua më intereson shëndeti i futbollistëve, zhvillimi i futbollit dhe respektimi i ligjit.

Derisa politika ka larguar nga udhëheqja njerëzit nën hetime, ka njerëz në FFK që mendojnë të mbajnë në post njerëz të dënuar për krim me aktgjykim të plotfuqishëm”, ka shkruar Tahir Batatina

Share.