Xhiro e 24 në Bundesligën gjermane vazhdon sot me një program të ngjeshur me ndeshje interesante.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiro do të jetë derbi mes Borussia Monchengladbach dhe Bayer Leverkusen, kurse ndeshja që do ta përmbyll ditën e shtune, është po ashtu derbi mes Bayern Munich e Borussia Dortmund.

Pas 23 xhirosh, Bayer Leverkusen gjendet në vendin e gjashtë me gjithsej 37 pikë, kurse Monchengladbach pozicionohen të nëntit, me 33 pikë.

Në derbin tjetër, vendi i parë pret në shtëpi vendin e pestë, përcjell KosovaPress.

Bayern pas 23 ndeshjeve kryeson tabelën e Bundesligës me 52 pikë, ku ka 16 fitore, katër barazime dhe tre humbje, ndërsa Dortmund gjendet në pozitën e pestë, me 12 fitore, tre barazime dhe tetë humbje, duke arkëtuar gjithsej 39 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

15:30 Borussia Monchengladbach (9) – Bayer Leverkusen (6) (Stadiumi BORUSSIA-PARK)

15:30 Eintracht Frankfurt (4) – Stuttgart (10) (Stadiumi Deutsche Bank Park)

15:30 Freiburg (8) – RB Leipzig (2) (Stadiumi Schwarzwald)

15:30 Hertha Berlin (15) – Augsburg (13) (Stadiumi Olympia Berlin)

15:30 Hoffenheim (11) – Wolfsburg (3) (Stadiumi Rhein-Neckar-Arena)

18:30 Bayern Munich (1) – Borussia Dortmund (5) (Stadiumi Allianz Arena)

 

Share.