Bayern Munchen edhe zyrtarisht ka vendosur për trajnerin për çështjen e trajnerit.
Gjiganti gjerman ka arritur marrëveshje me trajnerin Hansi Flick, për nënshkrimin e kontratës deri në vitin 2023.
Ai kishte ardhur në krye të Bayernit për të zëvendësuar Niko Kovac deri në fund të këtij sezoni.
“Bavarezët” kanë mbetur të kënaqur nga puna e tij, dhe kanë vendosur t’i ofrojnë kontratë deri në vitin 2023.
Bayern Munich në këtë edicion që është ndërprerë nga koronavirusi, pas xhiros së 25 në Bundesligë i prinë renditjes me 55 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Borusia Dortmund që renditet e dyta./Tv Malisheva