Në mbledhjen e rregullt të kësaj të marte, Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Bayern Munichut e ka konfirmuar rolin e ri të Karl-Heinz Rummenigge në klub.
Rummenigge është emëruar anëtar i ri i Bordit Mbikëqyrës të Bayern Munichut, dhe lajmi është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga klubi.
Herbert Hainer, shef i Bordit Mbikëqyrës të Bayernit tha: “Ne jemi të lumtur që ta kemi Karl-Heinz Rummenigge si pjesë të stafit tonë mbikëqyrës. Ai është njëri nga personalitetet më të mëdhenj të historisë së klubit, të gjithë e dinë punën e tij. Eksperienca e tij, ekspertiza e tij dhe lidhjet e tij internacionale do të na ndihmojnë neve tejet shumë për të siguruar që Bayerni do të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen”.
Ndërkaq, Rummenigge tha se është i gëzuar për besimin që ka shfaqur Bordi për t’ia besuar detyrën në fjalë.
“Dëshiroj të falënderoj Bordin Mbikëqyrës për besimin që më kanë dhënë dhe jam i lumtur që do të mbështes Bayernin në këtë bord në të ardhmen. Unë kam pasur fatin dhe nderin e madh të festoj shumë suksese me këtë klub, ndaj jam i lumtur që përmbush kërkesën e Bordit Mbikëqyrës”, tha Rummenigge.
Midis viteve 1967 dhe 1974, Karl-Heinz Rummenigge fitoi Kupën Evropiane, kampionatin gjerman dhe Kupën DFB dy herë si lojtar për Bayernin, si dhe Kupën Ndërkontinentale dhe Superkupën e DFB.
Në vitin 1991, ai u kthye në kampionin rekord si zëvendëspresident dhe drejtoi Bayern Munichun si kryetar i bordit nga viti 2002 deri në korrik të vitit 2021.
Gjatë kësaj kohe, klubi festoi tripletën në vitin 2013 dhe vitin historik të gjashtë titujve në 2020-ën.
/TV Malisheva